Akordi DFB-Nike, zëvendëskancelari gjerman vishet me rozë në

Gjermani | 3 vite më parë

Robert Habek për një ditë ka braktisur ngjyrat e partisë së tij (i përket të gjelbërve) dhe është paraqitur me fanellën e dytë të Gjermanisë në një takim me krerët e Federatës Gjermane të Futbollit.

Kjo zgjedhje e zëvendëskancelarit të Gjermanisë nuk është rastësore pasi ai ishte nga të parët që kritikuan ndërrimin e sponsorit teknik të përfaqësueses katër herë kampione e botës.

“Preferova të vishesha me fanellën rozë ndërsa numrin dhjetë ia kam lënë Musialës”, shkrroi Robert Habek në profilin e tij në “IG”. Takimi me Bernd Nojndorf (presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit) dhe Andreas Retig (Menaxheri i DFB) ishte formal pasi u mbajt për të diskutuar rreth përgatitjeve të Euro 2024. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme