Aksident fatal në Rrugën e Kombit, shqiptarja nga Kosova përplas për vdekje një 46-vjeçar

Aktualitet | 5 muaj më parë

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në Rrugën e Kombit.

Sipas informacioneve paraprake, një shqiptare nga Kosova, ka përplasur një këmbësor në afërsi të fshatit Gëziq, i cili ka humbur jetën gjatë transportimit në spital.

Drejtuesja e automjetit u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.

“Rrëshen/Informacion paraprak

Rreth orës 08:45, në Rrugën e Kombit, në afërsi të fshatit Gëziq, automjeti me drejtuese shtetasen kosovare N. R. ka përplasur shtetasin K. A., rreth 46 vjeç, këmbësor.  Si pasojë është dëmtuar shtetasi K. A., i cili ka humbur jetën gjatë transportimit në spital.   

Drejtuesja e automjetit u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit“, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme