Aksident i rëndë në aksin Shupenzë–Maqellarë, përplasen tre automjete, në gjendje të rëndë njëri prej drejtuesve të makinës

Aktualitet | 11 muaj më parë

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar në aksin rrugor Shupenzë–Maqellarë, në zonën e Peshkopisë. Ngjarja ka përfshirë tre automjete, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar dëme të shumta materiale dhe një të plagosur në gjendje të rëndë.

Sipas pamjeve të dërguara nga gazetari i RTSH 24, impakti i përplasjes ka qenë mjaft i fortë, çka dëshmohet edhe nga pamjet e mjeteve të shkatërruara në rrugë.

Si pasojë e këtij aksidenti zinxhir, ka mbetur i lënduar drejtuesi i automjetit tip “Audi”. Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Bulqizës për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Sipas informacioneve paraprake nga bluzat e bardha, i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të plagëve të marra.

Forca të shumta policie dhe grupi hetimor kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes. Ata po punojnë për të menaxhuar trafikun e krijuar dhe për të kryer matjet e nevojshme që do të zbardhin shkaqet dhe dinamikën e saktë të këtij aksidenti të trefishtë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme