Aksident me plagosjen e tre personave në Lushnjë/Volksvageni godet nga pas zetorin

Aktualitet | 7 muaj më parë

Një aksident me plagosjen e tre personave ka ndodhur në aksin rrethrrotullimi Grabjan dhe rrethrrotullimi Plug, pranë fshatit Golem të Lushnjës.

Në këtë aks janë përplasur dy mjete, një zetor dhe një volksvagen, ku automjeti tip volksvagen që drejtohej nga Selman Hoxha,72 vjeç ka goditur nga pas një mjet bujqësor (zetor) që drejtohej nga Skënder Sina 48 vjeç,

Si pasojë e këtij aksidenti ka marrë dëmtime drejtuesi i mjetit volkswagen Selman Hoxha i cili udhëtonte së bashku me gruan e tij.

Të tre personat e përfshirë në aksident, janë transportuar drejt spitalit të Lushnjës ku nga informacionet e mara gjendja e tyre është e mirë dhe jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet e para dyshohet  se drejtuesi i i mjetit volksvagen ka humbur kontrollin si pasojë e përgjumjes.

Policia ndodhet në vendngjarje ku po heton shkaqet e vërteta të këtij aksidenti.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme