Aksident në aksin Fier–Levan, tre të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Fier–Levan, në vendin e njohur si “Kthesa e Liqenit”. Sipas të dhënave paraprake, dy automjete tip “Fiat” dhe “Audi” janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën.
Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë mbetur të lënduar, mes tyre një drejtues mjeti dhe dy pasagjerë. Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Ngjarja ka shkaktuar edhe vështirësi të përkohshme në qarkullimin e automjeteve në këtë segment rrugor.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




