Aksident në aksin Thumanë-Fushë Krujë, 1 viktimë dhe 3 të lënduar

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar këtë të mërkurë (2 korrik) në aksin e vjetër Thumanë- Fushë Krujë.
Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku viktimë ka mbetur një e moshuar, B. S dhe janë plagosur 3 të tjerë.
Ndërkaq, të plagosurit M. K, I. S dhe L. S janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës.
Nga hetimet paraprake të kryera nga Policia Rrugore në vendngjarje, rezulton se M. K është drejtuesja e njërit prej mjeteve, e cila është përplasur në dinamikë ende të paqartë me mjetin tjetër që drejtohej nga I. S me të cilin udhëtonin dhe L. S dhe B. S.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




