Aksident në Fiershegan/ Trajleri përplas dy makina dhe largohet, policia në kërkim të shoferit

Aktualitet | 2 muaj më parë

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të premte (4 shtator) në aksin Lushnjë-Berat, pranë fshatit Fiershegan. Sipas dëshmive paraprake nga vendngjarja, një trajler me targa shqiptare, i cili po lëvizte në drejtim të Lushnjës, dyshohet se ka përplasur fillimisht një automjet që ishte në lëvizje dhe më pas një tjetër makinë të parkuar pranë një banese buzë rrugës.

Pas përplasjes, drejtuesi i trajlerit nuk është ndalur, por ka vijuar lëvizjen, duke u larguar nga vendngjarja në drejtim të paditur. Pas marrjes së njoftimit për aksidentin, shërbimet e Policisë janë vënë në kërkim të trajlerit dhe drejtuesit të tij. Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa vijojnë verifikimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e drejtuesit të mjetit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme