Aksident në Kamëz, makina përplas për vdekje këmbësoren 46-vjeçare

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur në Kamëz këtë të diel (16 qershor), si pasojë e një aksidenti.
Policia bën me dije se aksidenti u regjistrua në rrugën “Nënë Tereza” ku shtetasi me inicialet B. K., duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin me inicialet E. K., dhe më pas me shtetaset F. M., 46 vjeçe, dhe Xh. M., 20 vjeçe, këmbësore.
Fatkeqësisht, 46-vjeçarja nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shtetasja Xh. M., ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



