Aksident në Shishtavec-Kukës, automjeti përplas këmbësoren

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Shishtavec-Kukës. Një 30-vjeçar ka përplasur me automjet një këmbësore e cila është dërguar në spital dhe ndodhet në kujdesin e bluzave të bardha.
Drejtuesi i mjetit, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
“Rreth orës 06:15, në aksin rrugor “Shishtavec-Kukës”, shtetasi G. N., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka aksidentuar shtetasen Sh. N., 49 vjeçe, banuese në Kukës, këmbësore.
Shtetasja Sh. N. është dërguar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e DVP Kukës, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




