Dy persona, burrë e grua, humbin jetën në aksidentin tragjik në Borsh, dy të tjerë të plagosur
Një aksident tragjik ka ndodhur në Borsh, ku për pasojë dy persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Rreth orës 14:15, dy mjete, një fuoristradë tip “Benz” dhe një furgon, u përplasën në aksin rrugor Borsh–Plazh. Goditja rezultoi fatale për drejtuesin e furgonit, 60 vjeç, dhe bashkëshorten e tij. Ata kishin shkuar për të tregtuar peshk në Borsh.
Furgoni mësohet se ishte në krah e vet të rrugës dhe të dy viktimat kishin të vendosur rripat e sigurimit. Fuoristrada raportohet se lëvizte me shpejtësi të madhe në drejtim të kundërt, ndërsa përplasja me furgonin ishte ballore dhe pa tentativë frenimi nga ana e mjetit më të vogël.
Drejtuesi i fuoristradës dhe pasagjeri janë dërguar në spitalin e Sarandës, ku po marrin ndihmë mjekësore për plagët e tyre. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




