Aksident tragjik në Itali/ Makina del nga rruga dhe rrokulliset disa herë në asfalt, humbin jetën nënë e bir dhe partneri i gruas

Tre persona, dy burra dhe një grua, kanë humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor të ndodhur në rrugën shtetërore SS89, mes Foggias dhe Manfredonias, në Itali. Viktimat janë Luigi Narciso, 26 vjeç, nëna e tij Maria Mammollino, 47 vjeçe, dhe partneri i saj Giuseppe Piscitelli, 48vjeç, të tre nga Foggia.
Sipas mediave italiane, aksidenti ndodhi mes orës 04:30 dhe 05:00 të mëngjesit, kur një automjet tip “Opel Corsa”, me të cilin udhëtonin tre të rinjtë, doli nga rruga për arsye që ende po hetohen.
Dyshohet se drejtuesi i mjetit, Luigi Narciso, 26 vjeç, humbi kontrollin e automjetit, i cili u përplas me një skarpatë anësore përgjatë rrugës dhe më pas u përmbys. Sipas të dhënave të para, një nga pistat që po hetohet është mundësia që shoferin ta ketë zënë gjumi në timon. Makina, pasi doli nga rruga, u rrokullis disa herë në karrexhatë, duke u shkatërruar plotësisht.

Në vendngjarje mbërritën zjarrfikësit, ekipet e emergjencës dhe forcat e rendit, të njoftuara nga drejtues të tjerë mjetesh që kalonin në atë segment rrugor.
Viktima të aksidentit mbetën drejtuesi i mjetit, Luigi Narciso, si dhe dy pasagjerët, një djalë dhe një vajzë nga Manfredonia, identiteti i të cilëve nuk është bërë ende publik.
Sipas ekipeve të shpëtimit, përplasja ishte jashtëzakonisht e fortë, ndërsa skena që gjetën në vendngjarje u përshkrua si dramatike.
Autoritetet italiane vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht shkaqet e aksidentit fatal.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




