Aksident tragjik në Shkodër, humbin jetën baba e bir

Aktualitet | 1 vit më parë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Shkodër – Han i Hotit, duke lënë pas dy viktima. Ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 18:20, ku një automjet humbi kontrollin dhe u përplas me një reklamë rrugore.

Gazetarja e RTSH 24 bën me dije se viktimat janë Valentin Bluda, 34 vjeç, i cili drejtonte automjetin, dhe babai i tij, Nikoll Bluda, 76 vjeç, i cili ishte pasagjer. Të dy humbën jetën në vendngjarje.

“Rreth orës 18:20, në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”, automjeti me drejtues shtetasin V. B., rreth 32 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe është përplasur me një reklamë në rrugë. Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën në vendngjarje shtetasi V. B. dhe babai i tij, shtetasi N. B., 76 vjeç, pasagjer në automjet.”, njofton policia.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme