Aksion për pastrimin nga Buna në Vilun – Dhjetëra punonjës largojnë mbetjet e vërshimeve

Aktualitet | 10 muaj më parë

Ndërmarrja e Shërbimeve Publike në Bashkinë Shkodër, ka nisur prej tre ditësh aksionin për pastrimin e bregdetit të Velipojës, nga mbetjet e shumta të sjella nga vërshimi i lumenjve.

Ky aksion po zhvillohet në një sipërfaqe të gjerë, nga Grykë derdhja e lumit Buna deri në zonën e Vilunit, me qëllim përmirësimin e pastërtisë dhe ruajtjen e mjedisit.

Drejtori i Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike Altin Salihi u shpreh se në këtë aksion janë angazhuar dhjetëra punonjës, si dhe mjete dhe kamionë të posaçëm për largimin e mbetjeve.

“Kemi 3 ditë që po punojmë për pastrimin e komplet mbetjeve që ka nxjerrë deti dhe mundohemi ta mbajmë sa më pastër dhe sot janë të angazhuar gati 65 punëtor”, u shpreh  Drejtor i Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike.

Salihi i bën apel qytetarëve dhe bizneseve të tregojnë kujdes për mjedisin, veçanërisht për bregdetin, i cili pret vizitorë në fundjavë edhe tani në stinën e dimrit.

“Apeli për qytetarët dhe bizneset është që të çojnë mbetjet në vendet e tyre”, tha Salihi.

Autoritetet bëjnë me dije se puna do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, me qëllim mirëmbajtjen e plazhit gjatë gjithë sezonit veror dhe krijimin e kushteve të përshtatshme për turistët.

Gazetar: M. Rakaj  

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme