Aksioni i IKMT në Theth, vijon lirimi i hapësirave publike mes kundërshtisë së pronarëve
Në Theth ka vijuar edhe këtë të enjte aksioni i IKMT-së për lirimin e hapësirave publike.
Me mbështetjen e efektivëve të Policisë së Shtetit dhe të Policisë Bashkiake, punonjësit dhe mjetet e IKMT-së kanë vijuar shembjen e ndërtimeve sipas planit të parashikuar.
Pronarët e strukturave kanë vijuar edhe sot me protestat e tyre, teksa një protestueseje i ka rënë të fikët.
Për ditën e katërt radhazi, pa ndërprerje, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit vijon shembjen e ndërtimeve pa leje në Theth.
Sipas informacioneve, aksioni nuk do të ndalet deri në shembjen e dhjetëra strukturave të identifikuara në shkelje të ligjit në këtë zonë turistike.
Gazetar: Adrian Hoti
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




