Aksioni kundër paligjshmërisë në ndërtime, Koçiu: 423 objekte të verifikuara, 2 milionë euro gjoba për shkeljet e konstatuara

Aktualitet | 11 muaj më parë

Ministrja e Punëve të Brendshme Albana Koçiu ka publikuar pamje nga aksioni në Farkë kundër paligjshmërisë në ndërtime.

Koçiu deklaron se IKMT me mbështetjen e Policisë së Shtetit ndodhen çdo ditë në terren për të kryer verifikimet dhe për të ndëshkuar çdo abuzim të lejes së miratuar.

Koçiu bën me dije se janë verifikuar 423 objekte, ndërsa janë konstatuar 3,324 m2 sipërfaqe shtesë pa leje. Ajo shton se janë vendosur masa administrative me gjobë në vlerën 2 milionë euro.

“Operacioni kundër paligjshmërisë në ndërtime vijon pa u ndalur.

IKMT  të mbështetur dhe nga Policia e Shtetit  janë çdo ditë në terren për të verifikuar dhe ndëshkuar çdo abuzim të lejes së miratuar”, shkruan Koçiu.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme