Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje vijon në të gjithë vendin. Rama: Ecim, hap pas hapi

Aksioni i qeverisë për lirimin e hapësirave publike nga ndërtimet dhe zaptimet e paligjshme po vijon me intensitet në të gjithë territorin e vendit. Kjo nismë, e nisur në muajin korrik, është konceptuar si një ndërhyrje sistematike dhe e vazhdueshme dhe i paraprin zbatimit të programit të ri “Rilindja Urbane 2.0”, i cili synon kthimin e ligjshmërisë në territor.
Kryeministri Edi Rama e ka përshkruar aksionin si një proces të kujdesshëm dhe të vazhdueshëm.
“Ecim, hap pas hapi, lagje më lagje,” shkroi Kryeministri në rrjetet sociale, ndërsa ndau pamje nga shembjet e fundit të ndërtimeve pa leje.
Në mbështetje të këtij aksioni, qytetarëve u është vënë në dispozicion portali online “Hapësiraimepublike.gov.al” për denoncimin e rasteve abuzive.
Të dhënat e publikuara sot tregojnë se reagimi i publikut ka qenë i lartë:
Raste të raportuara: 13 712
Raste të zgjidhura: 10 176
Raste në shqyrtim: 3 536
Numri i lartë i rasteve të zgjidhura thekson prioritetin që po i jepet kësaj nisme në kthimin e hapësirave të zaptuara për zhvillimin dhe përdorimin e komuniteteve.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




