Aktorët vlerësojnë projektin për rikonstruksionin e teatrit “Z.Sako”

Ndërhyrja për rikonstruksionin pas më shumë se 30 vitesh e godinës së teatrit “Zihni Sako ‘’ në Gjirokastër ,vlerësohet nga artistët dhe opinjoni artëdashës .Për aktorët kjo ndërhyrje ka qënë e munguar prej vitesh , cka bënte që godina e teatrit të mos siguronte kushtet e nevojshme për shfaqet e ndryshme artistike .Zbatimi i projektit dhe përfundimi i rikonstruksionit do të ndikojë si në interpretimin e artisëve në skenë ashtu edhe në sigurimin e kushteve për spektatorët në ndjekjen e shfaqeve të ndryshme .
“Ne kishim një teatër që prej vitit 1969 që ishte ndërtuar nuk është vën dorë .Ka qënë një kërkesë e vazhdueshme nga ana jonë në të gjitha takimet me kandidatët për deputet dhe kryetar.Falë këmbnguljes tonë dhe bashkëpunimit të bashkisë me ambasadën italjane u bë e mundur që të bëhej .Tashmë do të kemi ambjente komode , ku dhe spektatorët do të ndihen më komod.Të vish në tempullin e kulturës së qytetit dhe të vish në një katrahurë nuk shkonte .” shprehen aktoret .
Zbatimi i këtij projekti është një bashkëpunimi bashkisë Gjirokastrër me palën Italjane , dhe synon të përfundojë pranverën e vitit të ardhshëm.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




