AKU Elbasan, duhet disiplinuar tregtimi – Stop rrugëve dhe trotuareve, për produktet bujqësore e blegtorale

Sociale | 3 vite më parë

Thertoret nuk janë më një problem për AKU në Elbasan, por subjektet që tregtojnë mishin po. Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit të  qarkut Elbasan Firdus Kurti  thotë se dyqanet e mishit ende kanë problem, ndaj fokusi i punës së tyre kanë qenë këto të fundit, ndaj ftoi qytetarët që për çdo shkelje të denoncojnë .

Kreu i AKU u ndal edhe tek puna e gjendja aktuale e stabilimenteve të përpunimit të qumështit dhe baxhove në qark. Zoti Kurti foli edhe për gjendjen e tregjeve , numrin e tyre si dhe planin e punës së AKU-së për inspektim në tregje.

Tregtimi i produkteve të qumështit në rrugë është një fenomen që duhet të marrë fund menjëherë thotë AKU, pasi janë këto produkte që rrezikojnë shëndetin e konsumatorit.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme