Akuzat për shpërdorim detyre, GJKKO kalon në gjykim kryebashkiakun e Tropojës dhe zëvendësin e tij

Aktualitet | 9 muaj më parë

Gjykata e Posaçme ka vendosur kalimin në gjyq themeli të kryetarit të Bashkisë Tropojë, Rexh Byberi, dhe zëvendësit të tij, Abedin Kërnaja, të akuzuar për shpërdorim detyre.

Sipas SPAK, Byberi, gjatë ushtrimit të detyrës si kryetar bashkie, ka kryer veprime dhe mosveprime në mënyrë të parregullt gjatë procesit të hapjes së rrugëve, sipas projekteve të miratuara nga Këshilli Bashkiak.

SPAK pretendon se hapja e rrugëve është bërë në kundërshtim me ligjin dhe ka shkaktuar një dëm prej 277 milionë lekësh.

Prokuroria thekson se për kryerjen e punimeve, kompania duhej të aplikonte në sistemin elektronik e-leje pranë Bashkisë Tropojë, ndërsa bashkia duhet të bashkëvepronte me institucionet e tjera për vlerësimin e ndikimit në mjedis dhe pasojave të ndërtimit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme