Akuzohet si pjesë e grupit kriminal që trafikoi mbi 82 kg kokainë, arrestohet në Vlorë 30-vjeçari

Aktualitet | 6 muaj më parë

Një 30-vjeçar është arrestuar në Vlorë këtë të mërkurë (6 maj), i akuzuar  si pjesë e një grupi kriminal të trafikut të kokainës. Për 30-vjeçarin me inicialet K.K., autoritetet gjyqësore në Spanjë kanë lëshuar në mars të këtij viti një urdhër arresti, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Sipas hetimeve, ai dyshohet të jetë pjesë e një grupi kriminal që ka trafikuar në Spanjë 82.84 kg Kokainë, fshehur në një kontejner. Lënda narkotike u sekuestrua nga Policia spanjolle, më datë 05.02.2026, në portin e Vigos, ku gjithashtu u arrestuan në flagrancë, gjatë përpjekjes për të nxjerrë ngarkesën, 2 shtetas.

Nga hetimet dyshohet se roli i 30-vjeçarit ka qenë vëzhgimi i kontejnerit nga jashtë terminalit. Ai është larguar fillimisht drejt Katalonjës, dhe, 11 ditë pas ngjarjes, ka ikur në Itali.

Arrestimi i tij erdhi si rezultat i finalizimit të operacionit të koduar “Operacionalja 93”, pas shkëmbimit të informacionit ndërmjet policisë spanjoll dhe shërbimeve të DFPO-së, nëpërmjet specialistëve të Interpol Tiranës, në lidhje me vendndodhjen e tij.

Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Madridit, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 30-vjeçarit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme