Al-Ain tërbon Leccen-n duke kontaktuar direkt me Ylber Ramadanin  

Itali | 1 vit më parë

Ylber Ramadani është kontaktuar nga klubi i Al-Ain, i cili i ofron një kontratë 3-vjeçare me një pagë vjetore prej më shumë se 1 milionë euro për sezon.

Strategjia e skuadrës në fjalë ka tërbuar me të drejtë drejtuesit e Lecce-s, të cilët nuk janë kontaktuar nga klubi i Emirateve të Bashkuara. Ramadani është një lojtar i skuadrës nga Salento dhe secili klub që është i interesuar për shqiptarin si fillim duhet të gjejë akordin me ekipin italian.

Al-Ain i ka prezantuar ofertën direkt menaxherit të shqiptarit, për të cilin skuadra italiane pritet të kërkojë 7-10 milionë euro. Dëshira e lojtarit në këtë pikë është e qartë pasi një ofertë e tillë nuk vjen shpesh, por pengesë mund të bëhet Lecce.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme