Alarmi për cigaren elektronike – 11-vjeçarët shqiptarë të 4-tët në Europë për përdorimin

Sociale | 3 vite më parë

“11-vjeçarët shqiptarë e kanë renditur Shqipërinë në vendin e 4-rt në Europë në lidhje me përqindjen e lartë të përdorimit të cigareve elektronike. Studimi më I fundit I OBSH mbi sjelljet e adoleshentëve zbardh trendin shqetësues të përdorimit të cigareve elektronike ndërsa konstaton ulje të përdorimit të duhanit tradicional.”

“Për Shqipërinë konsiderohet problematike konsumi i cigareve elektronike në moshën 11-vjecare sidomos tek djemtë duke e renditur Shqipërinë në vendin e 4. Kjo tendencë vjen duke rënë me rritjen e grup moshës pasi vihet re që grup moshat e rritur është një problem mbarë botëror,” tha Gentiana Qirjako.

OBSH thekson faktin se popullariteti në rritje I cigareve elektronike tek adoleshentët mund të kërcënojë përparimin e bërë dekadat e fundit në kontrollin e duhanit tradicional.

Kjo organizatë parashtron nevojën kritike për strategji gjithëpërfshirëse nga të gjitha vendet me qëllim zvogëlimin e përdorimit të tyre për të parandaluar dëmtimet e shëndetit sidomos mes të rinjve.

“Do të jetë rishikimi i politikave të aksesit ndaj këtyre produkteve, e shoqëruar kjo me një ndërgjegjësim shumë më të madh që çdo produkt duhani është i dëmshëm për shëndetin,” tha Qirjako.

OBSH i rekomandon vendeve të përfshira në studim politika mbi çmimet, taksat rregullimin e politikave të marketingut si dhe iniciativa konkrete për edukimin e të rinjve.

Gazetare: Sonila Mlloja

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme