Albana Koçiu apel opozitës: Të shmangen aktet e dhunës, mbani larg të miturit nga protesta

Aktualitet | 8 muaj më parë

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, ka reaguar në rrjetet sociale ndaj akteve të dhunës të regjistruara gjatë protestës kombëtare të Partisë Demokratike.

Në deklaratën e saj, Koçiu dënoi çdo formë inkurajimi të dhunës nga drejtues të opozitës dhe u bëri thirrje organizatorëve të protestës që të apelojnë te simpatizantët për të shmangur aktet e dhunës, si dhe për të mbajtur larg fëmijët dhe të miturit nga demonstrata, për të mbrojtur jetën e tyre dhe të qytetarëve të tjerë.

“Dënojmë çdo inkurajim aktesh dhune nga drejtues të opozitës.  U bëjmë thirrje organizatorëve të protestës që t’u bëjnë apel simpatizantëve që të shmangin aktet e dhunës dhe të mbajnë të miturit larg çdo akti që do të rrezikonte jetën e tyre dhe qytetarëve.  Dhuna nuk është zgjidhje!  Dhuna është shfaqje e dëshpërimit nga ata që në vend të alternativës krijojnë skena që rrezikojnë jetën e qytetarëve, policëve e gazetarëve. Ata të rinj e të mitur që përfshihen në akte dhune nuk janë as heronj e as trima, por janë të keqpërdorurit e atyre që në mënyrë patologjike vijojnë të mbështeten te dhuna, pa mundur të ndërtojnë alternativë tjetër veç shkatërrimit”, shkruan Koçiu në rrjetet sociale.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme