Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe opozita protestojnë para Bashkisë, rrugët që bllokohen

Aktualitet | 2 vite më parë

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit së bashku me opozitën do të vijojnë edhe këtë të martë (4 qershor) protestën para Bashkisë së Tiranës për dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Blutë e kryeqytetit kanë marrë masa organizative dhe operacionale për garantimin e rendit publik dhe sigurisë gjatë zhvillimit të protestës që do të mbahet para Bashkisë në orën 10:00.

Në këtë kuadër, prej orës 09:30 do të jetë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë bashkisë. Rrugët që sugjeron Policia e Shtetit janë ato alternative; Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

Marrja e masave ka ardhur si pasoje e protestave të mëparshme, ku në sheshin para bashkisë janë evidentuar raste të përsëritura të kundërshtimit të forcave të policisë, përdorimit dhe hedhjes se molotovëve e sendeve të tjera, në drejtim të godinës së bashkisë, duke rrezikuar jetën dhe shëndetin e punonjësve të policisë, punonjësve të medieve dhe vetë pjesëmarrësve në tubime. 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme