Alena Seredova: Ja pse nuk e kam falur Buffon

Gosip | 2 vite më parë

Alena Seredova është rikthyer për të folur për tradhtinë e Gigi Buffon me Ilaria D’Amico, e cila ndodhi dhjetë vjet më parë. “A ka qenë ndonjëherë një opsion për ty ta falësh për të ribashkuar familjen?”, pyeti një ndjekës në Instagram. “Absolutisht jo. – u përgjigj Alena – nuk dua të tingëllojë keq, por… thjesht nuk mund ta bëj! Epo, nuk mund ta bëj”.

Më pas shtoi: “Dhe nëna e pakënaqur nuk do të ishte patjetër një nënë e mirë, kështu që edhe në këtë rast i vendosa fëmijët në peshore, por shtova edhe veten time, mendova edhe pwr veten”. Seredova ka dy fëmijë me Buffon, tani adoleshentë: David Lee dhe Louis Thomas.

“Jemi dy familje, secila ka krijuar të vetën dhe ka kënaqësi për të dy. Nuk jam njeri që dua hakmarrje, por edhe nuk harroj”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme