Alexander-Arnold, të enjten prezantimi te Reali

Prezantimi i Alexander-Arnold si lojtar i ri i Real Madridit është caktuar. Klubi merengues ka njoftuar se anglezi do të prezantohet të enjten më 12 qershor, në orën 12:30, ku do të veshë fanellën e bardhë para tifozëve për herë të parë që nga përfundimi i transferimit të tij nga Liverpooli.
Ardhja e 25-vjeçarit anglez përfaqëson një lëvizje të rëndësishme në planifikimin sportiv të Real Madridit, duke shtuar një tjetër lojtar të klasit botëror në skuadër që Xabi Alonso trashëgoi nga Carlo Ancelotti, pas mbërritjes së njoftuar tashmë të Dean Huijsen.
Një mënyrë për numrin një të klubit, Florentino Perez, për të rilançuar ambiciet e tij për të ardhmen në mënyrën e tij pas një viti padyshim zhgënjyes për zakonet e tifozëve të kryeqytetit spanjoll.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




