Algjeri/ Festa e titullit kthehet në tragjedi, humbin jetën tre tifozë, 80 të tjerë shoqërohen në spital

Ndeshja mes MC Alger dhe NC Magra e mbajtur në “Stade du 5 Juillet” të Algier në Algjeri është kthyer në një tragjedi pasi në përfundim të saj tifozët e skuadrës që u rikonfirmua kampione u rrëzuan një kat më poshtë pasi barrierat çeduan pas festës.
Barazimi pa gola konfirmoi kampionët në fuqi të MC Alger. Tifozët e ekipit në fjalë shpërthyen në festë, por momentet e gëzimti zgjatën pak dule i lënë vendin trishtimit të madh. Barrierat e sigurisë nuk mbajtën duke bërë që një numër i madh tifozët të rrëzoheshin në sektorët e tjerë. Si pasojë e këtij aksidenti humbën jetën plot 30 tifozë ndërsa 80 të tjerë u shoqëruan në gjendje të rëndë në spital.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




