Algjeria shkarkon Petkoviç, bilanci historik nuk “shpëtoi” stolin e zvicerianit

Futboll Bota | 3 muaj më parë

Vladimir Petkoviç nuk do të jetë më komisari teknik i Algjerisë. 62-vjeçarit, kontrata e të cilit skadonte në 2028-ën, i është komunikuar mëngjesin e sotëm vendimi për të prishur akordin e firmosur në mars të 2024-ës.

Ky vendim i Federatës Algjeriane të Futbollit ka shtangur sportdashësit pasi 62-vjeçari kishte arritur rrezultate mjaft të mira në pankinën e kombëtares afrikane.

Në 33 ndeshje që kishte drejtuar Algjerinë, ish-trajneri i Lazio-s kishtë një mesatare pikësh të grumbulluara të lartë, 2.24 pikë. A.V.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme