Alibali: Aksioneri më i madh i opozitës është Berisha

Juristi, Neritan Alibali deklaroi në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH se aksioneri më i madh i opozitës është Berisha dhe pa miratimin e tij nuk ka as kryeministër të përbashkët të opozitës as ndonjë koalicion opozitar.
“Ne e dimë që aksioneri më i madh i opozitës, që ka aksionet e opozitës është Berisha. Nuk ka zgjidhje për një formacion të vetëm në opozitë pa bekimin e Berishës. Këtu ndahen gjërat. Formula e bashkimit të opozitës në një formacion të vetëm ka dështuar. Kjo u pa në të gjitha zgjedhjet vendore dhe politike. Ndarja e PD-së ka shkuar larg dhe nuk mund të ketë bashkim. 250-300 mijë votues të opozitës nuk dolën në zgjedhjet vendore të fundit. Përveç formacioneve të deklaruara si Rithemelimi, PD, PL, opozita ka nevojë të krijojë edhe formacione të reja opozitare, që të nxjerrë sa më shumë votues. Nëse opozita bashkohet rreth Rithemelimit e Berishës, nuk do dalin sërish 300 mijë votues në zgjedhje. Kandidati për kryeministër i opozitës do të duhet të marrë bekimin e Berishës ndryshe nuk ka asnjë shans.”, tha Alibali.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




