Alibali: Ministri ka imunitet si deputeti, pezullimi nga GJKKO kërkon interpretim nga Kushtetuesja

Politikë | 12 muaj më parë

Në emisionin “3D” të Alban Dudushit, në RTSH 1 HD, u trajtua çështja e pezullimit nga GJKKO e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, reagimet e kryeministrit Edi Rama dhe dërgimi i vendimit në Gjykatën Kushtetuese.

Analisti,  Neritan Alibali, në ndërhyrjen e tij, u fokusua tek aspekti juridik i çështjes, duke theksuar se ministri gëzon të njëjtin imunitet si deputeti.

Alibali argumentoi se vendimi i GJKKO-së ka hapur një debat të ri mbi kufijtë e kompetencave të gjykatave dhe raportin e tyre me imunitetin e funksionarëve të lartë.

Sipas tij, interpretimi përfundimtar i kësaj situate duhet t’i takojë Gjykatës Kushtetuese, e cila ka rolin e qartë për të përcaktuar balancën mes pushteteve dhe respektimin e imunitetit të zyrtarëve të lartë.

“Një gjykatë nuk mund ta pezullojë vetëm ministrin që ka të njëjtin imunitet me deputetin, sepse nuk e ka këtë target. Dhe pikërisht për këtë kërkohet ndërhyrja e Gjykatës Kushtetuese për ta sqaruar dhe interpretuar këtë rast.”

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme