Alibali: Veliaj do të jetë në burg, ashtu edhe të zgjedhurit e tjerë
Juristi Neritan Alibali, i ftuar në emisionin “3D nga Alban Dudushi” në RTSH, komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe masat e sigurisë për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.
Sipas tij, vendimi i Kushtetueses nuk ka rrëzuar vendimet e Gjykatës së Lartë dhe nuk është marrë drejtpërdrejt me masën e arrestit apo ndryshimin e saj, por ka kërkuar më shumë arsyetim dhe qartësi ligjore në vendimmarrje. Ai theksoi se arsyetimi i vendimit është detyrim kushtetues dhe thelbësor për transparencën dhe kuptimin e tij.
“Shiko edhe kolegët e thanë që ne nuk presim vendimin, zbardhet vendimi i plotë dhe duhet të kemi parasysh ajo që presim ne është arsyetimi i vendimit. Pra duhet të kemi parasysh faktin që detyrimi për të arsyer vendimin e gjykatës është një detyrim kushtetues dhe ligjor. Është pjesë e rregullit ligjor dhe është i domosdoshëm për të na dhënë për të kuptuar se përse gjykata ka marrë atë vendim. Tani patjetër që opinioni publik kur dëgjoi vendimin e gjykatës kushtetuese shkoi me mendimin që tani do të zbutet masa e sigurisë së kryetarit të bashkisë së Tiranës. Në fakt, duke u përqendruar te vendimi njerëzit, ata që normalisht s’kanë pse dhe s’mund të jenë specialistë nuk kuptojnë nuancat që u dhanë aty ose ato piketa që gjykata kushtetuese përcaktoi. Gjykata Kushtetuese nuk ka hedhur poshtë vendimin e Gjykatës së Lartë. Pra nuk merret fare me masën e sigurisë arrestin sapo jo arrestin. Gjykata Kushtetuese kërkon të përcaktojë piketat”, u shpreh Alibali,
Në të njëjtën linjë, ai argumentoi se zyrtarët e zgjedhur që hetohen nga SPAK, si deputetë apo ministra, duhet të trajtohen me masa proporcionale, por pa cenuar standardet e sigurisë ligjore.
“Ashtu si Erjon Velia që është person i zgjedhur, të gjithë të akuzuarit nga SPAK që janë deputetë apo ministra e tjerë, pra që janë zgjedhur qoftë kryetarë bashkie duhet të kenë një masë proporcionale ashtu sikurse e ka do ta ketë zoti Veliaj. Megjithatë unë i qëndroj logjikës që nuk ka asgjë të re për të thënë për pozicionin juridik të zotit Velia. Zoti Velia do të vazhdojë të jetë me atë masë sigurie, por thjesht dhe vetëm është detyrimi i gjykatës kushtetuese për të arsyetuar më mirë”, tha ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




