Allegri në vigjilje të ndeshjes Milan-Como: Kualifikimi në Champions për jetë a vdekje, goli i Muntari-t nuk na hoqi titullin!

Milani përgatitet për të luajtur nesër mbrëma ndeshjen e prapambetur me Como-n me synimin e vetëm për të dërguar ne pesë distancën e pikëve me Inter-in.
Fitorja përballë surprizës së sezonit të Serie A për “djallin” kuqezi është alternativa e vetme. “Mendoj se kualifikimi në Champions është një çështje për jetë a vdekje për Milan-in”, tha Max Allegri, i cili pranoi sot në konferncën e zakonshme për shtyp se renditja mes katër skuadrave të para në Serie A është prioritet për kuqezinjtë.
Një tjetër argument i konferencës së sotme për shtyp ishte edhe episodi mes Kalulu-t dhe Bastoni-t. Në këtë polemikë Allegri nuk preferoi që të përfshihej duke thënë se arbitrave u duhej dhënë kohë. Lidhur me episdoet që kanë vendosur momente decizive në Serie A, Allegri u pyet edhe për çështjen “Muntari”. “Nuk mendoj se kemi humbur titullin kampion 2011-2012 për shkak të golit që u konsiderua si i tillë nga arbitrat. Atë titull e kemi humbur në një tjetër ndeshje”, tha Allegri.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




