AMA bashkëpunim me platformën X. Krasniqi: Një mjedis i pastër digjital është prioriteti ynë
Autoriteti i Mediave Audiovizive ka vendosur një rekord të ri bashkëpunimi me një nga platformat e mëdha online. Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi ka njoftuar sot se është lidhur një urë bashkëpunimi me platformën X, për të mbikëqyrur dhe ndjekur me prioritet çdo përmbajtje potencialisht të dëmshme në gjuhën shqipe, që shpërndahet në këtë platformë.
Ky bashkëpunim parashikon një kanal të dedikuar për AMA-n në Platformën X, nëpërmjet të cilit do të komunikohet për çdo përmbajtje të dëmshme ku shfaqet apo nxitet dhunë e çdo lloji, me gjuhë urrejtje, përmbajtje që shkelin të drejtat e fëmijëve dhe komuniteteve, liritë dhe të drejtat themelore të njeriut etj.
“Një mjedis i pastër digjital, pa dhunë e urrejtje dhe mbrojtja e të drejtave të fëmijëve apo komuniteteve është prioritet për ne“, ka shkruar Krasniqi, ndërsa ka shprehur falënderimet për këtë bashkëpunim të gjetur me X.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




