Ambasada Britanike: Duhen masa urgjente për të garantuar sigurinë e gjyqtarëve

Aktualitet | 1 vit më parë

Ambasada e Britanisë së Madhe ka reaguar në lidhje me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, ngjarje që ndodhi një ditën më parë në sallën e gjyqit në Gjykatën e Apelit.

Në një reagim në rrjetet sociale, ambasada ka dënuar ngjarjen duke theksuar se “jemi thellësisht të pikëlluar nga vdekja tragjike e gjyqtarit Astrit Kalaja”.

“Dënojmë fuqishëm aktin e dhunës dhe bëjmë thirrje për masa urgjente për të garantuar sigurinë e gjyqtarëve dhe integritetin e gjykatave”, u shpreh ambasada britanike.

Ambasada britanike i shprehu ngushëllimet familjes, miqve dhe kolegëve të gjykatësit Astrit Kalaja.

Në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë pasditen e djeshme u  qëllua me armë zjarri gjyqtari Astrit Kalaja, i cili për pasojë humbi jetën.

Nga të shtënat u plagosën gjithashtu dy persona të tjerë, palë në një proces gjyqësor.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme