Ambasadori Gonzato takim me Drejtoreshën e RTSH-së, fokusi i bisedës, komunikimi publik për procesin e negociatave të anëtarësimit

Aktualitet | 11 muaj më parë

Radio Televizioni Shqiptar vijon turin e takimeve me Ambasada dhe Agjenci Ndërkombëtare, ku sot  Drejtoresha e Përgjithshme Eni Vasili, zhvilloi një takim zyrtar me Ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato.

Në fokus të takimit ishte forcimi i bashkëpunimit për përmirësimin e informimit dhe komunikimit publik mbi procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, duke theksuar rolin thelbësor të transmetuesit publik në garantimin e informimit të saktë, të paanshëm dhe gjithëpërfshirës.

Gjithashtu, u diskutuan mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, si zhvillimi i projekteve të përbashkëta, mbështetja teknike me pajisje moderne, digjitalizimi i arkivës, si dhe forcimi i pavarësisë institucionale dhe editoriale të RTSH, në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira të Bashkimit Europian.

RTSH mbetet plotësisht e angazhuar në ndërtimin e urave të reja të bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, me qëllim forcimin e mëtejshëm të shërbimit publik mediatik dhe rolit të tij në shoqëri.

Gazetare: Jonela Sagajeva

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme