Ancelotti: Brazili? Në 25 maj do të flas për të ardhmen time

“Çfarë është e vërtetë për Brazilin? A mund të sqaroni një gjë? Mund ta sqaroj. Unë kam shumë dashuri për ekipin tim, lojtarët dhe tifozët e mi, si dhe një respekt të thellë për ta. Unë do të flas për të ardhmen time në datën 25 maj dhe jo më parë.” Kështu tha në një konferencë për shtyp trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti.
“Ne po mendojmë për të tashmen, për ndeshjet e ardhshme. Mendojmë se mund të luftojmë dhe ajo që do të bëjmë është të luftojmë për La Ligën deri në sekondën e fundit të ndeshjes së fundit.
Jemi të fokusuar në këtë dhe nuk po mendojmë për asgjë tjetër. Kemi pasur shumë dëmtime, shumë vështirësi, por jemi të bindur se mund të bëjmë një ekip të mirë dhe të fitojmë ndeshjen e nesërme”, përfundoi ai.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




