Ancelotti-Kaka, Brazili ëndërron me dyshen e artë të Milanit

Është vetëm çështje kohe që Carlo Ancelotti të marrë drejtimin e Brazilit, pas thashethemeve dhe konfirmimit zyrtar nga vetë trajneri italian. Ai do të përfundojë sezonin aktual me Real Madridin, e më pas do të bëjë valixhet dhe do të fillojë punën në skuadrën e Seleçaos.
Për sa i përket stafit, siç zbulohet nga CNN Brasil, “Carletto” po mendon të integrojë Ricardo Kakà në ekipin e tij teknik, për të patur në krah një njeri të besuar duke pasur parasysh “ndarjen” e mundshme nga djali i tij, Davide, i cili mund të marrë rrugën e tij si trajner diku tjetër.
Një ribashkim i zemrave kuqezi. Sepse Ancelotti dhe Kaká kanë jetuar së bashku më shumë se një karrierë futbolli: e para kur italiani 65-vjeçar drejtoi ish-mesfushorin sulmues brazilian te Milani, më pas rikthimi i tyre së bashku te Real Madrid.
Të dy kanë ndarë fitore dhe trofe të shumtë së bashku, lidhja dhe dashuria kanë qenë gjithmonë aty dhe vetë “Fëmija i Artë” e ka demonstruar së fundmi në rrjetet sociale kur u publikua njoftimi i “Carletto” në pankinën e Brazilit: “Mirë se erdhe, mister Ancelotti! Zoti ju bekoftë”.
Ndërkohë, për të parë debutimin e Carlo Ancelottit si trajner i ri i Brazilit, do të duhet të presim ndeshjen e parë të kombëtares braziliane në kualifikueset e Botërorit 2026, më 5 qershor kundër Ekuadorit. Në vazhdim, më 10 qershor, do të jetë Paraguaji.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




