Ancelotti lançon Neymar-in kundër Skocisë: Është gati, mund të luajë 90 minuta!

Vjen momenti i Neymar-it në Kupën e Botës 2026. Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka konfirmuar rikuperimin e plotë të sulmuesit në prag të ndeshjes së tretë në grup kundër Skocisë.
“Ka një gjendje fantastike, është rikuperuar dhe mund të luajë 90 minuta. Jam vërtet i kënaqur për të”, – është shprehur trajneri italian në lidhje me lojtarin e Santos.
Ancelotti ka bërë të ditur më tej se kush do të marrë vendin e Raphinas-s në formacion: “Zëvendësuesi i Raphinha-s do të jetë Rayan, sepse është një lojtar që garanton gjerësi në lojë dhe për ne është thelbësore kjo gjë. Në çdo rast, kam shumë futbollistë dhe shumë alternativa në dispozicion”, – theksoi trajneri i Brazilit. Seleçao ka 4 pikë në grupin e vet, pas barazimit me Marokun në debutim dhe fitores me Haitin.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




