“Andra e Nanë Terezës”, shfaqet në Rubrik e intepretuar nga aktorja Justina Aliaj

Kulturë | 6 muaj më parë

Monodrama “Andrra e Nanë Terezës, Njerëzorja Hyjnore” u ngjit në skenën e Qendrës Kulturore “Abat Doçi” në Rubik, me interpretimin e aktores Justina Aliaj, duke sjellë jetën dhe misionin e Nënë Terezës në një dimension shpirtëror dhe njerëzor.

Shfaqja përcjell etapat më të rëndësishme të jetës së Gonxhe Bojaxhiut, nga fëmijëria deri te përkushtimi ndaj shërbimit për njerëzit në nevojë.

Përmes një interpretimi emocional dhe me intensitet artistik, Justina Aliaj solli në skenë forcën shpirtërore, sakrificat dhe thjeshtësinë njerëzore të Nënë Terezës, në një mbrëmje të mirëpritur nga publiku mirditor.

“Impresionet e mia janë të shkëlqyera, në radhë të parë për një publik ekselent që më jep komoditetin të shpalosen në të gjitha kahjet, në të gjitha llojet e emocioneve, krejt natyrshëm, për gjithçka që më vjen të ligjëroj për Nënë Terezën”, tha Aliaj.

Kryetari i Bashkisë Mirditë, Albert Mëlyshi dhe famullitari i Rubikut, Dom Genc Çupi, vlerësuan shfaqjen dhe mesazhin e saj.

Monodrama “Andrra e Nanë Terezës, Njerëzorja Hyjnore” çeli siparin e aktiviteteve katërditore që do të zhvillohen në Rubik në kuadër të festës së Shenjtit të Shelbuemit, duke sjellë një atmosferë artistike dhe shpirtërore për besimtarët dhe artdashësit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme