Anglia, Rooney: Tuchel? Një trajner i nivelit të lartë

Tri fitore në tri ndeshje si trajner i Anglisë nuk kanë qenë të mjaftueshme që Thomas Tuchel të fitojë plotësisht admirimin e publikut anglez. Megjithatë, ish-ylli i Manchester United, Ëayne Rooney, i ka ardhur në ndihmë gjermanit: “Mendoj se ai është një trajner i klasit të lartë. Ndoshta është pak i zemëruar për mënyrën se si kanë luajtur lojtarët e tij”.
Komentet e tij për BBC-në iu referuan ndeshjeve kundër Shqipërisë, Letonisë dhe Andorrës, ekipe të forta dhe të vështira për t’u përballur: “Janë 10 lojtarë pas topit dhe duhet të thyesh murin, gjë që nuk është e lehtë kundër asnjë skuadre. Do të jetë e rëndësishme të shohësh Anglinë të luajë kundër kundërshtarëve më të fortë, por mendoj se Tuchel do të bëjë shumë mirë”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




