Ankorohet në Portin e Durrësit anija luftarake e klasit Bajraktar

Mbërrin në Portin e Durrësit “TCG Sancaktar”, anija desantuese e dytë e klasit Bajraktar, pjesë e flotës ushtarake turke dhe forcave të Aleancës. Kjo anije është ndalur në gjirin e Durrësit për një vizitë në kuadër të vizitës së misionit NSPA të NATO-s.
Ndërtuar në vitin 2016 në kantierin Anadolu (ADIK), kjo anije ka një gjatësi rreth 139 m dhe kapacitet mbajtës deri në 1,180–1,200 tonë ngarkesë, ku mund të akomodohen deri 18–20 tanke apo 24 automjete të blinduara dhe deri në rreth 350 forca të vendosura mbi bord.
“TCG Sancaktar” është një anije strategjike që fuqizon kapacitetet amfibe dhe mbështetjen logjistike të Turqisë në Mesdhe dhe më gjerë. Pajisjet e saj të avancuara të mbrojtjes dhe armamentit e bëjnë një aset të rëndësishëm në operacione të mundshme marine ose humanitare.
Kjo anije ka marrë pjesë në një sërë misionesh të rëndësishme, ndër të cilat Peace Spring në Siri në 2019, Efes 2024, ku është angazhuar dhe ka asistuar në operacionet e bashkëpunimit strategjik, të stërvitjeve ndërkombëtare dhe të ndihmës emergjente përfshirë operacionet amfibe, transportin e personelit dhe pajisjeve midis detit dhe bregut, mbështetjen logjistike, ndihmën humanitare dhe reagimin ndaj katastrofave natyrore.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




