Anulohet projekti i Porto Romanos, kompania ofertuese tërhiqet në fazën finale nga gara
Procesi i tenderimit për ndërtimin e portit tregtar të ri në Porto Romano është anuluar pasi ofertuesi i vetëm në fazën finale u tërhoq nga gara.
Sipas Ministrisë së Infrastrukturës, kompania u tërhoq për arsye ekonomike, duke argumentuar se rritja e kostove nga kriza ekonomike e bën projektin më pak të realizueshëm në kushtet aktuale.
“Kemi një tërheqje të ofertuesit të vetëm në këtë garë me një atyre krejtësisht ekonomike për shkak të rritjes së kostove nga kriza. Ofertuesi ka bërë një tërheqje duke u justifikuar me qëllimet ekonomike”, tha ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi.
Tenderi me vlerë rreth 393 milionë euro pa TVSH ka hasur vështirësi të përsëritura.
“Ka aktorë të ndryshëm që përpiqen ta frenojnë dhe sabotojnë këtë projekt shumë të rëndësishmen, për qëllime të ndryshime”, tha ministri.
Autoritetet e shohin ndërtimin e portit të ri si një projekt të rëndësishëm strategjik për zhvillimin e transportit detar dhe ekonomik të Shqipërisë, ndërkohë që paralajmërojnë se do hartojnë një skenar tjetër për realizimin e tij.
Gazetar: Omer Saraçi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




