Anutin Charnvirakul zgjidhet kryeministër i Tajlandës

Anutin Charnvirakul zgjidhet kryeministër i Tajlandës. Charnvirakul ka arritur të marrë më shumë se gjysmat e votave në Parlament, duke siguruar postin e Kryeministrit dhe duke i dhënë fund pasigurisë politike.
Ai mposhti kandidatin e partisë historikisht dominuese të familjes Shinawatra, duke i dhënë fund një jave trazirash dhe bllokimi politik në vend.
Anutin ka qenë një figurë kyçe në politikën tajlandeze gjatë viteve të fundit, duke pozicionuar partinë e tij, Bhumjaithai, në mënyrë strategjike midis elitave politike dhe duke marrë pjesë në qeveri koalicioni. Fitorja e Anutin përbën një goditje të rëndë për partinë në pushtet, Pheu Thai, dhe për familjen Shinawatra. Ish-kryeministri Thaksin Shinawatra, figura kyçe e kësaj partie, u largua nga Tajlanda drejt Dubait mbrëmjen e së enjtes (4 shtator), vetëm pesë ditë para një vendimi gjyqësor që mund ta gjejë atë përballë një dënimi të ri me burg.
Dorëheqja e tij erdhi një javë pasi Gjykata Kushtetuese shkarkoi vajzën e tij, Paetongtarn Shinawatra, nga posti i saj si kryeministre. Gjykata e shpalli atë fajtore për shkelje të etikës për një telefonatë me kompromentim politik me Presidentin e Senatit të Kamboxhias, Hun Sen.
Kriza politike u thellua në qershor, pasi Anutin tërhoqi partinë e tij nga koalicioni qeverisës, duke dobësuar shumicën parlamentare dhe duke shkaktuar protesta të shumta. Fitorja e Anutin u arrit pas një pakti me Partinë Popullore, e cila u tërhoq me premtimin për mbajtjen e një referendumi për ndryshimin e kushtetutës dhe organizimin e zgjedhjeve të reja brenda katër muajsh. Kjo lëvizje pritet të sjellë stabilitet politik dhe të shënojë një kapitull të ri në historinë politike të Tajlandës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




