Apel nga Policia e Shtetit: Rrisni kujdesin në rrugë gjatë fundjavës, priten shira

Aktualitet | 1 vit më parë

Policia e Shtetit ka bërë një apel të premten për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve që të tregojnë kujdes maksimal gjatë fundjavës. Thirrja vjen si pasojë e shkeljeve të shumta të konstatuara, por edhe për shkak të parashikimit të motit me reshje shiu, të cilat mund të ndikojnë në sigurinë rrugore.

Policia rrugore kërkon respektimin e disa rregullave themelore për të shmangur aksidentet:

Për drejtuesit e automjeteve

Tregoni kujdes në akset rrugore me prani uji.

Respektoni normat e shpejtësisë.

Mos drejtoni automjetin nën efektin e alkoolit. Përdorni transportin publik nëse jeni të dehur.

Vendosni gjithmonë rripin e sigurimit dhe kërkojuni edhe pasagjerëve ta bëjnë këtë.

Shmangni parakalimet e gabuara dhe përdorimin e celularit gjatë drejtimit.

Për drejtuesit e motomjeteve, biçikletave dhe monopatinave

Përdorni jelekë fosforeshentë gjatë natës për t’u bërë më të dukshëm në trafik.

Vendosni gjithmonë kaskë mbrojtëse.

Policia ka njoftuar se shërbimet e saj do të jenë në gatishmëri në rrugët nacionale, urbane dhe rurale, duke përdorur mjete moderne si radare, dronë dhe alkooltestues për të monitoruar zbatimin e rregullave.

Në rast nevoje, qytetarët inkurajohen të telefonojnë pa pagesë në numrin 112.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme