Apolonia-Egnatia, finalja e Kupës së Shqipërisë për vajza

Futboll Vendi | 2 vite më parë

Apolonia dhe Egnatia do të përballen në finalen e edicionit të 16-të të Kupës së Shqipërisë për vajza. Të dyja skuadrat siguruan biletën për në finalen e madhe pas fitoreve bindëse në ndeshjet gjysmëfinale të këtij edicioni.

Në ndeshjet e kthimit, Apolonia fitoi me rezultatin 6-0 ndaj Kinostudios, ndërsa Egnatia mposhti 3-0 Tiranën.

Apolonia vjen në finale si kampionia në fuqi e këtij kompeticioni ndërsa Egnatia shkroi historinë, duke u kualifikuar për herë të parë në finalen e Kupës së Shqipërisë.

Departamenti i Garave në FSHF do të bëjë të ditur në javët në vijim datën dhe vendin ku do të zhvillohet kjo finale.

Rezultatet e gjysmëfinaleve:

Egnatia – Tirana 4-1 / Tirana – Egnatia 0-3

Kinostudio – Apolonia 0-4 / Apolonia – Kinostudio 6-0


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme