Arben Meçe: Përpjekjet e Berishës për të shmangur SPAK-un për 21 janarin, një komedi që vë në siklet edhe berishistët

Politikë | 12 muaj më parë

Opinionisti Arben Meçe, i ftuar në emisionin “3D” në RTSH, ka komentuar situatën e krijuar pas refuzimit të ish-Kryeministrit Sali Berisha për të marrë fletëthirrjen nga SPAK për ngjarjen e 21 Janarit, duke e cilësuar sjelljen “si qesharake”.

Meçe theksoi se situata është kthyer në një lloj “komedie” që vë në siklet jo vetëm qytetarët e zakonshëm dhe juristët, por edhe mbështetësit e vetë Berishës.

“I futur në kuvli urdhëron administratën e tij të mos firmos dhe fshihet. Atë letër do e marrë. SPAK e ka bërë thirrjen serioze,” tha Meçe.

Opinionisti shpjegoi se ligji e lejon njoftimin e personave edhe me forma alternative, si përmes telefonit, duke theksuar se shmangia është e kotë dhe e pashmangshme. Sipas Meçes, ish-Kryeministri e di shumë mirë se çështja e 21 Janarit është “pika më e errët” e karrierës së tij politike.

Ai sqaroi se Berisha është thirrur si person në dijeni dhe jo si i akuzuar, duke shpjeguar se hetimet e lidhura me vendimin e Gjykatës së Strasburgut fokusohen te veprat penale më të gjera.

“Flitet për një skemë shtetërore që jo vetëm ka prodhuar vrasjet, por është përfshirë edhe në fshirjen dhe fshehjen e provave,” përfundoi Meçe.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme