Arbër Hoxha për humbjen me Anglinë: Na mungoi fati

Arbër Hoxha ishte një nga lojtarët më të mirë të kuqezinjve në ndeshjen me Anglinë. Krijoi volum loje, gjithmonë problematik për kundërshtarin në situatat një kundër një.
“Mendoj se bëmë një ndeshje të mirë. U mundova të bëj detyrën time, mendoj se ia dola në duelet një kundër një. Kishim mundësi për të shënuar por nuk ia dolëm, mendoj se na mungoi fati”.
“Anglia nuk krijoi shumë, por Kane shënoi në mundësinë e parë, është një lojtar klasi. Të gjithë në sulm bënë një punë të mirë. Fati nuk ishte me ne, shpresoj të shënoj në mars”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




