Arion Sulo në “Trialog”: Debatojmë për xhamat e thyer ndërsa korrupsioni, paralajmërimi për 20 Shkurtin

Politikë | 9 muaj më parë

Analisti i njohur Arion Sulo, i ftuar në emisionin “Trialog” në RTSH me moderatoren Alba Alishani, ka kritikuar komentet politike për fokusimin te dhuna fizike e protestës, duke lënë në harresë problemet reale të vendit.

Sipas Sulos, debati mbi “kush e ndezi shkëndijën” apo xhamat e thyer të godinave, po shërben si një mbulesë për të fshehur lajmin e rëndë të publikuar dje për rënien e Shqipërisë me 8 vende në raportin e Transparency International për korrupsionin, si dhe për të shmangur llogaridhënien ndaj Brukselit lidhur me çështjen e imunitetit të zyrtarëve.

Sulo vuri në dukje kontrastin mes propagandës për drejtësinë dhe realitetit ekonomik.

“Këtej themi lufton SPAK, nga ana tjetër shtohet korrupsioni. Kemi fëmijë shumë keq të arsimuar, kemi shëndetësi që nuk është siç duhet, ekonomia ka shkuar keq. Ndërsa ne debatojmë për xhamat e godinave,” u shpreh ai.

Analisti theksoi se dhuna në protestë ishte e dyanshme, si nga protestuesit ashtu edhe nga policia, por ajo po përdoret politikisht. Sipas tij, Kryeministri Rama po e përdor retorikën e dhunës për të shmangur llogaridhënien ndaj Brukselit, veçanërisht lidhur me çështjen e imunitetit të zyrtarëve. Nga ana tjetër, Sali Berisha po e përdor situatën për kapital politik.

Skenari për 20 Shkurtin

Në përfundim, Sulo zbuloi një detaj lidhur me aksionin e radhës opozitar. Ai deklaroi se për protestën e paralajmëruar më 20 shkurt, ekziston një skenar që deputetët e opozitës të ngujohen brenda Kuvendit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme