Arion Sulo në “Trialog”: Presidenti Begaj i doli përpara Gjykatës Kushtetuese

Politikë | 1 vit më parë

Gjatë emisionit “Trialog” në RTSH1, nën moderimin e gazetares Alba Alishani, analisti Arion Sulo komentoi zhvillimet e fundit politike lidhur me kërkesën e opozitës për nisjen e procedurave të shkarkimit të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.

Duke cituar kërkesën e opozitës, Sulo tha se, sipas kërkuesve, veprimet e Presidentit përbëjnë një tejkalim të kompetencave të përcaktuara në Kushtetutë dhe përbëjnë bazë për nisjen e një debati institucional.

“Presidenti Bajram Begaj bëri pikërisht këtë, duke i dalë përpara Gjykatës Kushtetuese dhe duke e zbatuar ligjin sipas mënyrës që ai e kupton, jo sipas Nenit 115. Ai mori kompetenca që nuk i takojnë,” deklaroi Sulo, duke iu referuar një rasti konkret që, sipas tij, ka nxitur reagimin e opozitës.

Analisti theksoi se Presidenti ka ndërhyrë në kompetencat e Gjykatës Kushtetuese dhe ka interpretuar ligjin në mënyrë të njëanshme.

“Debati është nëse z. Begaj ka shkelur ligjin dhe a po e interpreton atë sipas vullnetit të tij?,” u shpreh ai.

Sulo sqaroi se debati aktual nuk ka të bëjë vetëm me qëndrimet politike, por me një çështje të rëndësishme kushtetuese që kërkon vëmendje.

 “Ne jemi të ftuar në debat për shkeljen e mundshme të rëndë të Presidentit të Republikës. Shkarkimin apo jo të tij. Se kush e thotë dhe kush nuk e thotë, kjo është çështje tjetër. Por janë 28 deputetë që, sipas Kushtetutës, kanë kërkuar shkarkimin. Ata e kanë ditur çfarë kanë firmosur,” tha Sulo.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme