Armand Duka mbyll ciklin “Sylvinho” dhe zyrtarizon Maran: Objektivat janë kualifikimi në Euro 2028 dhe fitorja e Nations League!

Numri një i Federatës Shqiptare të Futbollit në konferencën për shtyp të mbajtur pak çaste më parë ka zbuluar emrin e komisarit të ri teknik të Shqipërisë si dhe ka treguar objektivat e skuadrës kuqezi në të ardhmen.
“Dua të falenderoj Sylvinho-n dhe të lajmëroj nisjen e një cikli të ri. Komisari i ri i Shqipërisë do të jetë Rolando Maran, një trajner me eksperiencë si në Serie B dhe Serie A”, tha numri një i Federatës Shqiptare të Futbollit.
Sa i përket obejktivave Armand Duka tregoi se janë të qarta. Rolando Maran duhet që të fitojë Nations League dhe të kualifikojë Shqipërinë në Euro 2028.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




